Telegrafi

Përvjetori i katërt i martesës – Andrra me dedikim emocional për Sinanin

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha, tashmë është i martuar me bukuroshen Andrra Destani.

Çifti sot (e martë), festojnë katër vjetorin e martesës dhe me këtë rast një urim i zeshkanes ndaj artistit të njohur nuk ka munguar.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të rëndësishme, fotografi këto të realizuara në ceremoninë e tyre.

“Nëse e di çfarë është dashuria, është falë teje. Urime katër vjetorin”, ka shkruar Andrra krahas imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andrra Destani

Të njëjtit gëzojnë një jetë tejet të lumtur dhe janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Ansi.

Nga ana tjetër, Sinani vazhdon të jetë aktiv me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/