Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha, tashmë është i martuar me bukuroshen Andrra Destani.
Çifti sot (e martë), festojnë katër vjetorin e martesës dhe me këtë rast një urim i zeshkanes ndaj artistit të njohur nuk ka munguar.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të rëndësishme, fotografi këto të realizuara në ceremoninë e tyre.
“Nëse e di çfarë është dashuria, është falë teje. Urime katër vjetorin”, ka shkruar Andrra krahas imazheve.
Të njëjtit gëzojnë një jetë tejet të lumtur dhe janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Ansi.
Nga ana tjetër, Sinani vazhdon të jetë aktiv me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/