Telegrafi

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës, pa Rita Orën

Edhe pse ajo ka pohuar që një ditë, kurdo që të jetë ajo, me shumë dëshirë dhe krenari do të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, por data nuk dihet.

Edhe pse në mediat tona filloi të qarkullojë lajmi se kosovarja do të jetë e pranishme në Prishtinë për 5 vjetorin e pavarësisë, ky lajm u demantua nga Ministri i kulturës dhe sporteve Memli Krasniqi, dhe nga burime të afërta të Telegrafit.

Siç shkruan Koha.net, Memli ka demantuar lajmin se Rita Ora do të jetë në Prishtinë për këtë përvjetor, ndërsa burimet e afërta me yllin botëror, poashtu demantojnë se Rita do të jetë këtu. Sipas këtij burimi, Rita ka thënë që nëse gjithçka shkon sipas planeve të saj, do të mund të gjejë kohë në agjendën e stërmbushur, por jo diçka konkrete dhe të saktë.

Kosovarja për momentin është duke pregaditur turneun e saj të parë në Angli, i cili do të nisë për pak ditë. /Telegrafi/