Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj sot (e diel), festojnë dyvjetorin e martesës.
Me këtë rast, ai i ka uruar bashkëshortes përvjetorin, derisa ka thënë se është dita e dytë më e bukur e jetës, pas lindjes së Ajkës.
“Gëzuar përvjetorin e dytë Xhensila Myrtezaj! Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, ka shkruar Kallaku në postimin e tij në Instagram.
Të njëjtit janë të lidhur prej vitesh dhe gëzojnë një jetë të shëndoshë dhe mjaft të lumtur familjare.
Ata po ashtu janë prindër edhe të një vajze me emrin, Ajka, e cila erdhi në jetë korrikun e kaluar.
Ndryshe, dyshja vazhdojnë të jenë aktiv në projekte ndaras, të cilët pëlqehen tejet shumë nga publiku. /Telegrafi/