Telegrafi

Përvjetori i “Alibaba”, bosi i kompanisë mahnit me performancën e tij (Video)

Themeluesi i kompanisë gjigante “Alibaba”, Jack Ma, e ka kthyer festën e përvjetorit të kompanisë në një “triller” duke luajtur pjesë të inspiruara nga performancat e të famshmit Michael Jackson.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një nga njerëzit më të pasur në Kinë, në 18 vjetorin e kompanisë, më 8 shtator, së bashku me disa pjesëtarë të stafit, kanë qenë ata që i kanë dhënë hijeshi të veçantë spektaklit.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që ai kërcen në skenë. Këtë gjë thuhet se ai e kishte bërë edhe në vitin 2009 kur ai në skenë ishte shfaqur me një paruke bionde. /Telegrafi/