Site icon Telegrafi

Përvilet ministri Shala, në ndihmë të Bibliotekës Kombëtare, të përmbytur nga shiu (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është përvjelur deri në gju dhe i ka hyrë vet punës për të shpëtuar librat dhe materialet e tjera në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, e cila është vërshuar nga uji pas reshjeve të sotme të shiut.

Shala, së bashku me drejtuesit e Bibliotekës, me mjetet në dispozicion kanë larguar ujin nga disa hapësira dhe kanë shmangur rrezikun e dëmtimit të disa botimeve të vendosura në pjesën e poshtme të Bibliotekës, transmeton Telegrafi.

Falë ndërhyrjes në kohë, siç merret vesh, asnjë prej botimeve në Bibliotekë nuk është dëmtuar.

Megjithatë, ende vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së nivelit të ujit për shkak të sistemit të ujëmbledhësve, ndërkohë që pritet ndërhyrja e mekanizmave të specializuara për marrjen e masave për mbrojtje nga pasojat e vërshimeve. /Telegrafi/




Exit mobile version