Telegrafi

Perversi zbulohet nga kamera që e vendosi vet (Video)

Në Rostov-on-Don të Rusisë, një burrë ende i paidentifikuar është zbuluar nga kamera që e ka vendosur vet në një tualet publik.

Pasi është shikuar xhirimi, është parë burri që besohet të jetë në të 50-at, derisa gjente këndin e duhur dhe e mbulonte pajisjen me një kovë, transmeton Telegrafi.

Me anë të këtij filmimi po bëhen përpjekje të zbulohet ky pervers, për të cilin dyshohet se ka bërë vepra të tilla për një kohë të gjatë.

Deri më tani, janë gjetur kamera të tilla në tualetet e kinemave, teatrove dhe sallave të sportit, që të gjitha të vendosura anash guaskës së nevojtores.

Materialet e mbledhura nga këto vende, besohet se janë shitur përmes internetit në tregun e zi të pornografisë. /Telegrafi/