Telegrafi

Përvëlohet aktorja kosovare, gjendjen e ka keq (Foto)

Aktorja kosovare ka pasur një aksident që duket t’i ketë shkaktuar telashe.

Ajo ka njoftuar ditë më parë se nga një aksident që ka pasur është djegur, por miqt e saj kishin menduar se është djegje nga dielli.

Por aktorja Teuta Sadiku, sot ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për djegje nga dielli, por nga një aksident që mendohet te ketë pasur me ujë të nxehtë.

“Miq të dashur te FB, nëse keni mendu që jam djeg prej diellit gabim e keni, jam pervelu në bark dhe e kam gjendjen bajagi keq’, ka shkruar Teuta Sadiku.

Menjëherë pas kësaj, miqt e saj përmes komenteve i kanë uruar shërim sa më të shpejt.