Një grua mbeti e shëmtuar dhe e verbër në njërin sy, pasi “mbushja” e dështuar i shkaktoi fytyrës së saj bymim, gjë që bënte që ajo t’i ngjante një “jashtëtokësori”.
Carol Bryan, 54, nga Florida kishte bërë “mbushje” në vitin 2009, por ata i kishin injektuar atë në një pjesë të fytyrës së saj, gjë që e kishte çuar deri në atë gjendje sa që për të hapur syrin e saj ajo do të duhej të përdorte edhe dorën.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kirurgjia korrigjuese kishte qenë ajo që i kishte bërë gjërat më keq se që kishin qenë, duke e lënë atë “shumë të shëmtuar”, që si pasojë ajo kishte jetuar e vetmuar për më shumë se tri vjet, madje edhe duke planifikuar vetëvrasjen.
Por së fundi një doktoreshë kishte rënë dakord për të kryer kirurgjinë “rindërtuese” në fytyrën e Carol dhe doktoresha tani po bën fushatë për të paralajmëruar të tjerët për rreziqet e procedurave korrigjuese, në dukje të padëmshme.
Duke u shfaqur në një emision televiziv, përcjell Telegrafi, për të folur në lidhje me transformimin e saj, Carol zbuloi se ishte hera e parë në gjashtë vjet që ajo u paraqit në publik, pa syze dielli për të mbuluar fytyrën e saj.
“Kur isha në të 20-tat dhe të 30-tat e mia, njerëzit më shikonin mua. Isha tërheqëse, me vetëbesim”, ka thënë ajo.
“Fillova të bëjë Botox në të 30-tat për linjat vertikale në mes të syve të mi. Ishte e mahnitshme. Dukesha shumë vite më e re”.
Por pas tre muajsh, siç ka rrëfyer ajo, kishte filluar të kuptonte se diçka nuk shkonte me fytyrën e saj – ajo filloi të mos e njihte veten kur shikonte veten në pasqyrë. /Telegrafi/