Telegrafi

Përveçse i eliminoi nga Botërori, En-Nesyri ia theu rekordin e mahnitshëm Ronaldos

Maroku u bë përfaqësuesja e parë afrikane në histori që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror falë një goditjeje me kokë nga Youssef En-Nesyri.

Sulmuesi me këtë gol ia doli madje të thyente edhe rekordin e Cristiano Ronaldon për kërcimin më të lartë në futboll – duke realizuar një shkëputje 2.7 metra.

Ronaldo kishte realizuar një kërcim të lartë në kohën kur luante për Juventusin, për të shënuar gol kundër Sampdorias me një goditje me kokë në vitin 2019.

Sulmuesi portugez, i cili u eliminua nga Botërori nga goli i En-Nesyrit, u ngrit në një lartësi prej 2.4 metra.

Më pas ai u përshëndet për atletizmin e tij mbinjerëzor pas golit. Por, ylli i Sevillas, En-Nesyri i çoi gjërat në një nivel krejtësisht të ri me golin e tij.

Të dy janë të gjatësisë 1.87 metra, por goditja në çerekfinale e En-Nesyrit e pa atë të kërcejë 30 centimetra më lart se Ronaldo tre vjet më parë.

Lojtari maroken realizoi kërcimin teksa u hodh mbi Ruben Dias për të dërguar kombin e tij në katërshen e fundit, sipas Daily Mail.

En-Nesyri pothuajse dukej sikur notonte në ajër ndërsa kërceu në ajër për t’u lidhur me harkimin e Jahia Attiyat-Allah. /Telegrafi/