Ata janë bërë të njohur për parashikimin me saktësi të ngjarjeve të jetës reale, përfshirë zgjedhjen e Donald Trumpit president të ShBA-së.
Dhe duket sikur “The Simpsons” e kanë bërë atë përsëri, pasi një shikues me sy të mprehtë vuri re që një episod i vitit 1998 tërhoqi paralele mbi pandeminë coronavirus, shkruan DailyMail.
Në një nga episodet e ‘The Simpsons’ ku ishte ora e lajmeve të mbrëmjes, personazhi Kent Brockman ishte i detyruar të prezantojë lajmet nga shtëpia pasi personazheve u thuhet se duhet t’u binden rregullave të reja të shtetrrethimit.
Gjatë këtij segmenti, ai thotë: “Ky është Kent Brockman që raporton nga shtëpia ime në përputhje me rregullat e reja të shtetit për cilindo që është nën moshën 70 vjeç”.
Ky rishikim i këtij episodi vjen pak pasi kryeministri britanik Boris Johnson (tani i nfektuar me coronavirus) detyroi mbylljen e të gjitha dyqaneve, klubeve dhe bareve jo thelbësore dhe i tha vendit të qëndrojë brenda, për të kufizuar përhapjen e pandemisë së coronavirusit.
Është një situatë e jashtëzakonshme e ngjashme, me atë të gazetari të Channel 4, Krishnan Guru-Murthy, i cili në edicionin e fundit të lajmeve qendrore u detyrua të prezantonte lajmet nga shtëpia javën e kaluar, ndërsa shkoi në vetë-izolim.
Një shikues i serialit që vërejti për herë të parë ngjashmëritë, u paraqit në rrjetet sociale duke publikuar fotografitë e Kent dhe Krishman pranë njëri-tjetrit me titullin: “E urrej ta them atë, me të vërtetë e bëj, por The Simpsons kanë … Unë në fakt nuk mundem”, pasi ai duket se nuk pranoi të pranonte që ‘The Simpsons’ përsëri kishin parashikuar të ardhmen.
Fansat gjithashtu kohët e fundit sugjeruan që seriali më parë ‘parashikoi’ vet coronavirusin – në episodin e vitit 1993, të titulluar “Marge In Chains” që flet për një virus larg-lindor që përfshin planetin dhe infekton banorët e qytetit Springfield.
Në episodin “Marge In Chains”, një virus i quajtur Osaka Flu përhapet në Springfield pasi banorët porosisin shtrydhëse frutash nga Japonia.
Skenat tregojnë se shtrydhëset janë të mbushura me virus në pakot e tyre, pasi punëtorët e sëmurë kolliten gjatë dërgimit të virusit në Amerikë.
Fansat e serialit diskutuan në Twitter mbi ngjashmëritë – pavarësisht faktit se virusi në “The Simpsons” erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi aktual i coronavirusit filloi në Wuhan të Kinës.
Disa janë aq të bindur që ata madje morën kohën për të modifikuar ‘gripin Osaka’ tek ‘Coronavirus’ në raportin e lajmeve të Kent Brockman.
Dhe nuk u desh shumë që një fans me sy të mprehtë ta dallonte.
Kështu që duket sikur Kent dhe “The Simpsons” e dinin të gjithë së bashku…Fansat gjithashtu vunë re se para këtij episodi në vitin 1999, një episod i vitit 1993 parashikoi në të vërtetë shpërthimin e coronavirusit.
Për çudi, “The Simpsons” parashikuan edhe vetë-izolimin e aktorit me famë botërore, Tom Hanks që tani është i prekur me COVID-19.
Ylli i Hollywoodit së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Wilson, u infektuan me COVID-19 ndërsa po xhironin për një film në Australi.
Në episodin e 2007-ës të “The Simpsons”, ata tregojnë sesi Tom Hanks prezanton një kanion të madh që e sheh si vend të sigurt për t’u fsheshur, pasi nuk i beson qeverisjes amerikane.
E gjithë kjo duket sikur i përshtatet izolimit që aktori po përjeton këto ditë pasi është prekur nga coronavirusi.
Një person në Twitter shkori: “The Simpsons janë nga e ardhmja. Ata kanë parashikuar gjithçka që na ka ndodhur. Ata parashikuan vdkjen e Kobe dhe tani coronavirusi. Ç’pritet më tej?! Bota mbaron?”.
Dikush tjetër shkruajti: “The Simpsons më trembin. Ky episod u transmetua 27 vjet më parë në vitin 1993!”. /Telegrafi/