Hyundai prodhon disa makina të mrekullueshme, por këtu është diçka që ndoshta nuk e keni ditur: prodhon gjithashtu shumë pajisje elektronike dhe sapo ka lansuar linjën e saj të re Mini PC.
Siç nënkupton edhe emri i saj, kjo pajisje është e vogël, e matur vetëm 6.47-inç e gjatë, 5.31-inç e gjerë, 1.25-inç e lartë, që do të thotë se nuk është shumë më e madhe se një hard disk portativ i tipit të vjetër nga dhjetë vjet më parë.
Blerësit nuk duhet të presin që Mini PC të japë fuqinë e përpunimit për të redaktuar me lehtësi video 4K dhe për të luajtur lojëra me definicion të lartë, por mund të jetë e dobishme për ata që kërkojnë një kompjuter kompakt që mund të përballojë shumicën e detyrave të përditshme, përcjell Telegrafi.
Toms Hardware vëren se Mini PC i ri nga Hyundai përmban një procesor Intel Celeron N4020 që zakonisht gjendet në laptopët e lirë me 2.8 GHz, deri në 8GM RAM, dhe UHD Graphics 600.
Variantet e nivelit fillestar kanë kapacitet ruajtëse prej rreth 64 GB.
Mini PC gjithashtu përmban priza HDMI dhe VGA, dy USB 2, dy USB 3, dhe një Type-C të vetëm, dhe një slot Micro SD. Ai vjen me Windows 10 Pro dhe është në dispozicion për tu blerë në internet për 149 dollarë. /Telegrafi/