Tatuazhet e përkohshme për flokët ekzistojnë dhe janë shumë të bukur në fakt. Kylie Jenner duket se është një fanse e tyre (ajo bëri një tattoo me shigjeta në flokë dhe u ekspozua me të, këtë javë).
Në shitje janë tatuazhe të përkohshme për flokët dhe trupin në ngjyrë metalike me dizajne të ndryshme. Ato vijnë në ngjyrë ari ose argjendi.
Mënyra më e mirë për t’u aplikuar është në flokë të drejtë. Nëse keni kaçurrela do t’ju duhet t’i drejtoni më parë. Procesi i aplikimit është i ngjashëm me atë që përdoret edhe për tatuazhet e trupit, shkruan Anabel. Vendoseni atë tek flokët tuaj, pastaj shtypeni me një rrobë të lagur dhe tattoo-ja ngjitet në flokët tuaj.
Ajo qëndron e paprekur derisa lahet ose fshihet floku.
Do ta provoni në flokët tuaj? /Telegrafi/