Telegrafi

Përveç Tetovës edhe Haraçina “e mbuluar” nga mbeturinat (Video)

Përkundër premtimeve të shumta të zyrtarëve të pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, njëmbëdhjetë vjet radhazi problemi me deponinë e zezë në fshatin Haraçinë qëndron i njëjtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rruga kryesore është uzurpuar pothuajse tërësisht nga plehrat dhe qentë e ngordhur, ndërsa deponia është shtrirë edhe në varrezat e dëshmorëve . Përskaj asaj që banorët e Haraçinës dhe rrethinës si pikë shpëtimi e kishin këtë vend, tashmë, në vend që të gjendet një zgjidhje, edhe higjiena komunale e cila dirigjohet nga komuna në fjale, të gjitha plehrat e fshatit i hedh në këtë hapësirë. Kryetari i Komunës, Brahim Ajvazi, ka pranuar se ky veprim është bërë me dijeninë e tij.

“Ne u detyruam ta marrim një kompani siç thatë edhe ju, që sivjet ta bëjmë një kontratë përkohësisht deri sa të rregullohet në atë vend që janë hedh më parë por jo afër rrugës, që qytetarët mos ti hedhin rrugëve në çdo cep”, ka thënë kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

Tashmë disa herë ish ministrat e ekologjisë nga radhët e BDI, kanë vizituar këtë deponi. Por sot e kësaj dite nuk është gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë vend. Në mungesë të zgjidhjes institucionale, Komuna e Haraçinës vazhdon të hedhë mbeturinat përreth rrugës, në deponinë e egër dhe të pa izoluar.

Në videon më poshtë, mund ti ndiqni pamjet që ka arritur ti xhirojë kamera e TV Shenja./Telegrafi/