Telegrafi

Përveç Zafir Berishës, Gjykata Supreme miraton edhe dy ankesa të kandidatëve për zgjedhjet lokale

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në njoftimin e Gjykatës Supreme thuhet se si rrjedhim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal, në Istog si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismes” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

“KQZ obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme. /Telegrafi/