Derisa në pothuajse gjithë territorin e vendit po mbizotërojnë vetëm temperaturat e larta, kjo nuk po ndodh në Studenicë të Istogut.
Banorët e këtij fshati sot kanë pasur momente freskie, që i ka sjell shiu i përcjell me një breshër të pazakontë për temperaturat e larta që u shënuan sot.
Breshëri i cili ka rënë sot rreth orës 12:30, në këtë fshat, ka zgjatur rreth pesë minuta, duke shkaktuar edhe dëme të vogla bujqësore. /KP/