Telegrafi

Përveç si helmetë shërben edhe si armë (Video)

Ai në pajisjen e helmetës ka projektuar një armë të vogël e cila është e koordinuar që të monitorojë lëvizjet e armiqve.

Ai tregon që frika më e madhe është ndaj sulmeve të ashtuquajturit Shteti Islamik – ISIS, transmeton RTV Dukagjini.

“Në gjithë botën niveli i kërcënimit është shumë i lartë, sidomos nga organizata terroriste si është ISIS, ku shumë njerëz janë duke vdekur çdo ditë. Më këtë pajisje qe e kam ndërtuar po mundohem që sado pak të mbroj njerëzit e vendit tim”, ka thënë Chaurasia.

Sipas shpikësit, helmeta është e ndërtuar me anë të mjetit GPS e cila mund të gjejë lëvizjet e afërta të sulmeve.

Pajisja synohet që të përdoret vetëm nga ushtarët mirëpo kjo varet edhe nga mënyra se si do të vazhdojnë sulmet.

Në qoftë se personi që e ka të vendosur helmetën në kokë do të plagoset pajisja është e ndërtuar që të vazhdoj të veprojë duke nxjerr plumba dhe të përcjell gjendjen.

Kostoja e ndërtimit të një helmete të tillë është rreth 100 dollarë, pohon Shtam. /RTV Dukagjini – Telegrafi/