Site icon Telegrafi

Përveç përfitimeve tjera, deputetët e Bundestagut gjerman kanë edhe paga goxha të larta!

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani ka nxjerrë edhe një herë fituese kancelaren Angela Merkel, pasi blloku konservator i Merkelit, Kristian-Demokratët dhe aleatët e tyre bavarezë, Unioni Kristian-Social, morën rreth 32.2 për qind të votave.

Gjithsesi, konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13,2 për qind hyn si forca e tretë në parlament.

Socialdemokratët kanë marrë deri tani 20,8 për qind, Liberal Demokratët, FDP 10,1 për qind, partia E Majta 8.9 për qind, Të Gjelbrit 9,3 për qind dhe të tjerat 4,5 për qind, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5 për qind.

Ndërkohë, kur flasim për Bundestagun gjerman, mediat kanë shkruar edhe rreth asaj se cilat janë pagat që marrin deputetët.

Siç shkruan albinfo.ch, pagat e deputetëve në Gjermani janë 4.5 herë më të larta se paga mesatare në këtë vend, kështu që secili deputet merr 9.500 euro, plus 4.500 euro shtesë për shpenzimet e zyrës.

Përveç kësaj, ata kanë një biletë treni falas dhe shteti paguan udhëtimin e tyre zyrtar.

Por, për shumë prej tyre nuk është e mjaftueshme dhe punojnë punë të tjera, që duhet të jenë transparente.

Në Budestagun gjerman sigurojnë ulëse për një mandat katërvjeçar 631 deputetë. /Telegrafi/

Exit mobile version