Telegrafi

Përveç One M9, HTC sjell edhe orën e mençur?

Sipas Bloomberg, pajisja do të ketë harduer mbresëlënës, dhe ky telefon nuk do të jetë produkti i vetëm i HTC në këtë panair, sepse prodhuesi tajvanez besohet se do të zbulojë edhe orën e saj të parë të mençur.

Duke cituar një burim të paidentifikuar, Bloomberg thotë se pajisja është koduar me shtesën M9, dhe se ajo përmban kamerën kryesore me 20 MP në pjesën e pasme së bashku me një kamera UltraPixel në front.

M9 është thënë se do ti ngjajë modelit One M8 në aspektin e madhësisë dhe dizajnit,dhe do të vijë në shumë variante ngjyrash, duke përfshirë edhe versionin e artë.

Por për orën e mençur të HTC dihet jo edhe shumë, përveç faktit se ajo është përpjekja më e fundit nga HTC për të lëvizur përtej segmentit të telefonave të mençur. (Telegrafi)