Prokuroria themelore publike Shkup solli urdhër për kryerjen e procesit hetimor ndaj ish-kryetarit të komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrovski dhe tetë persona tjerë për privatizim joligjor të tokës dhe shumica e të akuzuarve janë të punësuar në këtë komunë.
Prokurori publik ka dorëzuar edhe kërkesë për ndërmarrjen e masave për sigurim të gjashtë nga të akuzuarit dhe si masa janë propozuar: ndalesa për lëshim të vendbanimit, detyrim për paraqitje në gjykatë dhe marrje e dokumentacionit për udhëtim.
Nëntë personat në fjalë janë të akuzuar se në vitin 2014 kanë vepruar në mënyrë joligjore gjatë vendosjes për kërkesa të dorëzuara për vendosje të statusit ligjor të objekteve joligjore, me çka kanë shkaktuar dëm prej 4.100.090 denarë./Telegrafi/