Një familje në Memphis, Tennessee ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 10,000 dollarësh së bashku me një Corvette të cilësisë së mirë me shpresën për të rihapur një rast 10-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për djalin e Mattie Williams, Dennis Gilliam që u vra në shtator të vitit 2011, por vrasësi i tij mbetet ende në liri.
Dhe për cilindo që dëshiron të marrë përsipër çështjen, pjesa e shpërblimit përfshin edhe diçka jo të zakonshme – një C4 Corvette.
Anthony Gilliam thotë se makina ka 76,000 milje të kaluara dhe familja është e gatshme të ofrojë edhe 500 dollarë shtesë në muaj për vitin e parë të pronësisë.
“Ne kemi nevojë për një farë drejtësie. Ka kaluar kohë e gjatë”, ka thënë Williams. “Duhej të kishte diçka. Ka diçka që u ka munguar. Unë nuk do të dorëzohem. Unë nuk do të dorëzohem”.
Ndryshe, Gilliam u qëllua dhe u vra pas një sherri afër shtëpisë së tij.
Të nesërmen në mëngjes, Williams e dinte se diçka nuk shkonte pasi djali i saj nuk iu përgjigj thirrjes së saj të rregullt në 7 të mëngjesit.
Familja e pikëlluar besonte se të shtënat ishin një rast hakmarrjeje pas një përleshje.
Edhe pasi i dyshuari, Ryan Nelson u arrestua, kishte vetëm prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për sulm të rëndë.
Fatmirësisht, autoritetet thonë se çështja mund të hapet përsëri nëse ka prova shtesë.
Deri atëherë, familja mbetet me shpresë se drejtësia së shpejti do të mbizotërojë dhe çështja mund të mbyllet. /Telegrafi/