Site icon Telegrafi

Përveç migrantëve nga Siria, një bullgar dhe katër serb kërkuan azil në Maqedoni

Një qytetar i Bullgarisë, vend i cili është anëtar i NATO-s dhe BE-së, si dhe ka katër shtetas të Serbisë, një vend që është në portat e institucioneve euro-atlantike, kërkuan azil në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë azilkërkuesit janë vendosur në kampin për azilkërkues në fund të periferisë të fshatit Vizbeg. Tani për tani arsyet pse ata kërkojnë azil humanitar në vend, nuk tregohet.

Autoritetet e sigurisë në Maqedoni tani për tani nuk e kanë zbuluar ende nëse Ministria e Punëve të Brendshme, e cila vendos për të gjitha këto kërkesa, nëse do të miratojë kërkesat e refugjatëve nga të dy vendet fqinje. Ata thonë se kjo varet nga lënda e plotë për secilin veç e veç, arsyeja dhe e kaluara e tyre nga vendet që vijnë.

Nga një ditë më parë, numri i azilkërkuesve në Shkup është rritur në 68. /Telegrafi/

Exit mobile version