Telegrafi

Përveç Lenovo’s të gjithë janë në krizë!

Më saktë bëhet fjalë për prodhuesin kinez të kompjuterëve personal, kompaninë Lenovo e cila e ka mbajtur qëndrueshmërinë e shitjeve. Lenovo ka qenë prodhuesi i vetëm i cili nuk ka rënë në shitje, por përkundrazi është rritur.

Sipas raportit të fundit të IDC-së, Lenovo është kompania e vetme e cila ka raprotuar rritje të shitjeve prej vitit në vit. Në fakt, IDC ka thënë se shitjet e Lenovo’së për Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë janë rritur për 2.6 milionë njësi gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, apo 19 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, në periudhën e njëjtë, IDC ka gjetur se shitjet e HP-së kanë rënë për 23.2 për qind, të përcjella nga ato të Acer, të cilat kanë rënë për 42.2 për qind, dhe ato të ASUS që kanë rënë për 38.5 për qind. Rënie më të vogël ka shënuar Dell, shitjet e të cilës kanë rënë për 9 për qind. / Telegrafi /