Pas marrjes në pyetje të biznesmenit Orce Kamçev ku sot në mëngjes u shfaq në PSP, poashtu pritet të mbërrijë në këtë institucion edhe ish-ministri Mile Janakieski dhe ministrja aktuale e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kundër Janakieskit në PSP janë hapur më shumë lëndë penale në lidhje me zgjedhjet, rrënimin e kompleksit ‘Kosmos’ të Fiat Canovskit, kurse emri i tij gjithashtu është dëgjuar edhe në përgjimet, gjegjësisht në ‘bombat’ e publikuara nga LSDM, në ‘kreditë kineze’. Nuk dihet për çka saktësisht është thirrur Kançevska Milevska, por bëhet e ditur se PSP ka hapur raste në lidhje me prokurimin e projektit ‘Shkupi 2014’.
PSP gjithashtu njoftoi se për mos prezencë në seancat e tyre për dy herë, herën e tretë do të merren masa dhe policia do të sjellë personat që atyre ju duhen për ta vazhduar hetimet.
Javën e kaluar para PSP-së ishin, Silvana Boneve nga OBRM-PDUKM, Menduh Thaçi dhe Arifikmet Xhemaili nga PDSH dhe Samka Ibraimoski nga PEPR. /Telegrafi/