Telegrafi

Përveç bamirësisë, ai e ka qejf edhe luksin: Zbulohet se si i shpenzon paratë miliarderi Bill Gates!

Me vlerë neto që vlerësohet në rreth 89 miliardë dollarësh amerikanë, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Kështu, sipas një analize, përcjell Telegrafi, nëse do të shpenzonte 1 milion dollarë në ditë, duhet të kalonin 245 vjet para se ai të shpenzonte edhe dollarin e fundit.

Gates, së bashku me Paul Allen, themeluan Microsoft më 1975. Në moshën 31-vjeçare, ai ishte miliarderi më i ri në botë në atë kohë.

Me lansimin e Windows 95 në vitin 1995, ai u bë njeriu më i pasur në botë. Prej atëherë ai gjendet në krye të asaj liste.

Dhe si një miliarder, ai tregoi se është i ndjeshëm edhe kur bëhet fjalë për çështje bamirësie.

Kështu, për qëllime bamirësie, ai dha 41.3 miliardë dollarë.

Me gruan e tij dhe Warren Buffet në vitin 2010, ai krijoi edhe “The Giving Pledge”. Kushdo që dëshiron të jetë pjesë e saj, është i detyruar të japë gjysmën e pasurisë së tij për qëllime bamirësie.

Por kjo nuk do të thotë që ai nuk e ka qejf luksin, përcjell Telegrafi.

Për shembull, në vitin 1997 ai bleu një aeroplan me vlerë 21 milionë dollarë.

Gjatë viteve ai kishte makina luksoze. Madje, me njërin prej tyre – Porsche 911 – ai u gjobit për tejkalim të shpejtësisë.

Gjithashtu ka një koleksion më të madh të veprave të artit.

Kështu për shembull për imazhin e Winslow Homer në vitin 1988, ai pagoi 36 milionë dollarë. Kjo foto është e varur në shtëpinë e tij në Seattle, me vlerë 63 milionë dollarë.

Shtëpia thuhet se ka 24 banjo, gjashtë kuzhina, një sallë që mund ulën 200 njerëz, kinema në shtëpi dhe akuarium me peshq. /Telegrafi/