Telegrafi

Përurohet zgjerimi i terminalit të Rinasit

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni drejtori i përgjithshëm i Aeroportit ka theksuar se ky investim kap shifrën e 20 milionë eurove dhe bëhet në kuadrin e rritjes së fluksit të pasagjerëve që frekuentojnë aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Ai e ka cilësuar madje këtë aeroport si me rritjen më të shpejtë në rajon, i cili po kthehet në një pikë të rëndësishme referimi për fluturimet në hapësirën e Ballkanit dhe më gjerë.