Telegrafi

Përurohet ura e dëmtuar në fshatin Poroj të Tetovës

Vërshimet e fillimit të korrikut sollën deri në dëmtimin e urës që lidh dy pjesë të fshatit Poroj. Për këtë, ashtu si u premtua, Ministria e Mbrojtjes dhe Komuna e Tetovës kanë mundësuar që të rindërtohet kjo urë e cila ishte nevojë jetike e banorëve të këtij fshati.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në mes tjerash për këtë përururim tha ”Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së MaqedonisëRadmilla Sheqerinska dhe zv/Ministrin Bekim Maksuti. Sëbashku përuram urën e re në fshatin Poroj e cila ishte shkatëruar në tërësi nga vërshimet që kapluan këtë vendbanim. Ne si komunë siguruam të gjitha materialet ndërtimore ndërsa armata e RM-së me fuqi punëtore bëri ndërtimin e urës. Ky investim ishte mjaftë i nevojshëm për shkak se bllokonte qarkullimin e banorëve dhe makinave në një pikë e cila lidhte fshatin. Për vitin 2018 sëbashku me UNDP është projektuar ndërtimi i digave, më çka do të bëhej një preventive serioze nga fatkeqsitë natyrore. Falenderoj Bashkësinë lokale të f.Poroj, banorët, armatën dhe të gjitha ata që u angazhuan për këtë projekt mjaftë të rëndësishëm” përfundon Arifi.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që ndërtohet ura e njejtë e cila u dëmtua edhe nga vërshimet e vitit 2015. /Telegrafi/