Site icon Telegrafi

Përurohet shtegu “Pumptrack” për pasionantë të çiklizmit në Prizren

Të shtunën në Prizren, është bërë përurimi edhe i një projekti për pasionantë të çiklizmit dhe jo vetëm, i financuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Adhurues të çiklizmit, i janë gëzuar përurimit të shtegut “Pumptrack” në hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren.

Dijar Emini nga “Marakli ‘biciklave” dhe Ymer Miftari, ndjehen të lumtur edhe për realizimin e këtij projekti ku të rinjtë në radhë të parë do të kenë mundësi të argëtimit në këtë shteg.

Me rastin e përurimit të këtij shtegu, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. I pari i komunës së Prizrenit tha “se ky shteg i vetmi i këtij lloji në vendin tonë është edhe një atraksion i radhës”.

Ndryshe, “Pumptrack” është një shteg i valëzuar, por i sigurt që mund të shfrytëzohet nga çiklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshëm për lloje dhe madhësi të ndryshme.

Exit mobile version