Site icon Telegrafi

Përurohet rruga që lidh Prizrenin me Autostradën

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, sot do të bëjë përurimin e rrugës nacionale N25, që lidh Prizrenin me Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rruga, ndërtimin e së cilës e ka financuar Ministria e Infrastrukturës, është e gjatë 1.22 km, ndërsa vlera e projektit kap shumën prej afër 1.250 milion euro.

Përurimi bëhet në orën 11:00 në Hoqë të Qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version