Telegrafi

Përurohet rruga ”Bill Klinton”

“Ne përmes kësaj e kemi krijuar një kolektor shumë të rëndësishëm të hyrjes në Prishtinë që vjen nga Peja, Shkupi, Mitrovica. Kalimi në këtë rrugë ka qenë një ngarkues shumë e madhe për zhvillimin normal të komunikacionit kështu që do të kemi tash një nënkalim, i cili do të përcillet me një qendër të vogël tregtare prej shtatë lokaleve me ashensor, që është një prej nënkalimeve më bashkëkohore që është ndërtuar për herë të parë në Prishtinë”, tha Mustafa me rastin e përurimit.

Ai premtoi se shumë shpejtë do të jenë gati edhe nënkalimet për këmbësorë. “Unë mendoj se për dhjetë ditë, siç më është thënë, mundë të kalojnë qytetarët në pjesën e poshtme, ndërkaq, i tërë nënkalimi llogaritet që mund të bëhet deri në vitin e ri që të jetë i gatshëm”, shtoi Mustafa.

I tërë ky projekt ka kushtuar rreth 3 milionë euro. /rtk/telegrafi/