Site icon Telegrafi

Përurohet rinovimi i shkollës me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja

Sot është promovuar renovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit, me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni të pranishëm ishin ambasadori Jeff Hovenier, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkoloneli amerikan Conley, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, arsimtarë, prindër e nxënës.

Lladrovci i shprehu mirënjohje ambasadorit Hovenier dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ju keni bërë një vepër të madhe humane për komunën tonë dhe këtë ne nuk e harrojmë. Ashtu sikur nuk i harrojmë miqtë e ditëve të rënda kur popullit të Kosovës i kanosej zhdukja”.

I pari i Drenasit ka thënë se janë shumë krenar me arritjet në arsim si në nivel vendi ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar.

“Nxënësit tanë bëjnë pjesë në takimet e “Euroscola” të Bashkimit evropian, si të vetmit nxënës të shkollave jashtë Bashkimit Evropian. Në komunën tonë, ne marrim shembull nga demokracia amerikane dhe qeverisja jonë lokale përbëhet nga 50% gra drejtoresha dhe 35% e shkollave udhëhiqen po ashtu nga gratë drejtoresha”.

Lladrofvi tutje ka shtuar se do të punojnë shumë, për të vazhduar si komuna me performancën më të mirë komunale në vend.

“Ne, vazhdojmë punët për mirëqenien e qytetarëve, duke qenë të vetëdijshëm për të kaluarën tonë dhe të ardhmen e qytetarëve, brenda vlerave demokratike, euro-atlantike. Ne jemi përjetësisht mirënjohës për krejt çka keni bërë dhe po bëni për ne. Ju faleminderit Ambasador Hovenier. Faleminderit nënkolonel Conley. Faleminderit Popullit amerikan! Ne dhe Kosova jemi të bekuar me miqësinë Tuaj”, ka deklaruar tutje Lladrovci./Telegrafi/

Exit mobile version