Telegrafi

Përurohet Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Sali Berisha, ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ministri Bode vlerësoi se kjo qendër, e krijuar sipas teknologjisë më të fundit dhe praktikave më të mira, përfaqëson një hap tjetër drejt përmirësimi dhe përmbushjes së angazhimeve që qeverisë për një administratë të standardeve më të mira në Shqipëri, e cila bazohet në parimin e pajtimit vullnetar.

Ambasadori Arvizu vlerësoi punën e madhe dhe këtë investim domethënës, të ndërmarrë për modernizimin e sistemit e administrimit të tatimeve. Ambasadori amerikan u shpreh, gjithashtu, se kjo qendër e re është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, të administruar nga zyra e USAID në Shqipëri.

Ndërsa kryeministri Berisha e cilësoi përurimin e kësaj qendre si përmbushje të një detyrimi madhor që Qeveria dhe shteti kanë ndaj atyre që me aftësitë e tyre krijuese dhe me të mirat që prodhojnë janë promotore të zhvillimit të vendit. /Telegrafi/