Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, ku u tha se është një objekt me standarde të larta, i cili do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit, si kjo e sodit.
Tahiri tha se viti 2018 do të jetë vit i fuqizimit dhe zbatimit të ligjit.
Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky objekt është me standarde të larta dhe i ndërtuar me mjete të buxhetit të Kosovës.
Qendra e paraburgimit ka kushtuar 6.7 milionë euro.
Foto: Ilustrim