Site icon Telegrafi

Përurohet parku i ri në lagjen Dizhon të Shkupit

Kryetari Shilegov dhe drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërimi” Ardijan Muça, sot morën pjesë në promovimin e sipërfaqes së re të gjelbër publike – parkut të ri në rrugën “Dizhonska” në Komunën e Çairit.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, tha se gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Bashkisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E kemi rikonstruktuar parkun në rrugën “Dizhonska” në sipërfaqe prej 5,860 metra katrorë. Rikonstruktimi ka përfshirë rregullimin hortikulturor të sipërfaqes së gjelbër publike, largimin e mbetjeve dhe ngritjen e barit të ri. Gjithashtu, u instalua rrjet i ri hidrant me sistem për ujitje me spërkatëse, ku u instaluan “pop up” spërkatëse”, tha Shilegov.

Ai shtoi se simbolikisht parkun po e përurojnë në Ditën Botërore të Paqes me qëllim që t’i nxisin vlerat evropiane për mirëmbajtje të mjedisit jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version