Site icon Telegrafi

Përurohet parku në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë

Sot në Tetovë është përuruar parku në afërsi të stacionit të autobusave dhe atij hekururodhor, investim i cili kap shifrën prej 10 milionë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ceremonisë, para qytetarëve ka folur edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

‘Tetovarët kanë pasur mendim shumë të keq për këtë park në të kaluarën sepse ka qenë tërësisht i lënë anash, por tani me investim rreth 10 milionë denarëve, mjete të përbashkëta të komunës, Zyrës për zhvillim rajonal dhe Rajonit planot të Pollogut jemi bërë me sipërfaqe më të madhe të ripërtërirë me gjelbërim dhe me pajisje të re të ndryshme urbane. Ky park do të jetë në dispozicion 24 orë për qytetarët, ndërsa do të jetë edhe gjithë kohën i siguruar me shërbim që do të kujdeset për mirëmbajtjen e tij si të rekuizitave ashtu edhe të rendit dhe qetësisë’, tha Arifi. /Telegrafi/

Exit mobile version