Telegrafi

Përurohet parku i lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes

Në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes, këtë të enjte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan parkun dhe këndin e lodrave.

Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinj, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200 metra katrorë.

“Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë. /Telegrafi/