Telegrafi

Përurohet parku i Bizneseve në Mitrovicë

Me këtë rast, Kryetari Rexhepi, ka vlerësuar se ky projekt është i pari i kësaj natyre që realizohet në Kosovë dhe do të ndihmoj bizneset në krijimin e kushteve më të mira për punë.

Ai theksoi se rëndësi e veçantë e këtij projekti është se do të krijohen mundësi edhe për hapjen e vendeve të reja të punës në këtë qytet, ku papunësia është e madhe.

Në anë tjetër, shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, uroi pronarët e bizneseve dhe qytetarët mitrovicas për këtë projekt mjaft të rëndësishëm.

Në këtë Park të Bizneseve përfitues janë gjithsej 22 biznese, mirëpo deri me tani janë aktivizuar vetëm 7 sosh, përderisa 4 të tjera janë në përgatitje për të filluar punën normalisht.

Parku i Biznesit është ngritur në një zonë që më parë shfrytëzohej si treg i kafshëve me një sipërfaqe të përshtatshme për vendosjen e bizneseve prodhuese për një periudhe 10-vjeçare pa pagesë. /Telegrafi/