Në Gjakovë sot është bërë përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore.
Prerja e shiritit të objektit është bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kryeministri gjatë ceremonisë të objektit tha se “përurimi i objektit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, shënon një epokë të re për drejtësinë në Kosovë”.
E pranishme në përurim ishte edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila./Telegrafi/