Site icon Telegrafi

Përurohet në Kinë treni më i shpejtë në botë

Bëhet fjalë për trena, të ndërtuar me teknologji vendëse, që arrijnë shpejtësi rekord në udhëtim. Pikërisht mjetet hekurudhore mund të udhëtojnë deri në 420 kilometra në orë dhe janë më të shpejtët në botë, edhe pse ato do të operojnë me një shpejtësi maksimale vetëm prej 350 kilometrash për shkaqe sigurie.

Kostoja ka shkuar në plot 32.5 miliardë dollarë. Me linjën e re që lidh dy zona në perëndim të Shanghait, distanca prej 200 kilometrash, mund të përshkohet për vetëm 45 minuta.
Autoritetet kineze synojnë ta shtrijnë sistemin në të gjithë vendin brenda vitit 2012, ndonëse inxhinierët kinezë nuk duken ende të kënaqur dhe po projektojnë një tren që të arrijë deri në 500 km/h. /Telegrafi/

Exit mobile version