Site icon Telegrafi

Përurohet lapidari për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë

Foto: Arkiv

Sot në Prishtinë përurohet lapidari për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.

Lapidari përurohet në orën 11:00 në sheshin “Nënë Terezë”.

Sot bëhen 19 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version