Duke vlerësuar lartë mundësinë që u është ofruar personave të verbër për t’u qasur në teknologjinë informative, ministri Buja ka thënë se “ndihma të cilën e ka ofruar Ministria e Arsimit në këtë projekt është modeste, por ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kompletimin e këtij kabineti me pajisje të nevojshme”.
“Ndihem vërtetë i kënaqur për këtë kabinet që është ofruar nga donatorët çekë, të cilët i falënderoj për donacionin e dhënë. Ndihma e Ministrisë ka qenë modeste, por së paku jemi munduar që të mos pengojmë udhën. Ne do të vazhdojmë ndihmën që na takon ta bëjmë edhe rreth reformimit të kabinetit tuaj dhe teksteve digjitale”, është shprehur ministri i Arsimit.
Ai po ashtu ka falënderuar drejtorin e BKUK-së, Sali Bashota, që ka ofruar hapësirën e nevojshme për të hapur këtë kabinet. /Telegrafi/