Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi do të përurojë sot fillimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Ndërtimi i kësaj rruge është përfolur moti dhe është parë me interes të veçantë. Ndërtimi i saj, u quajt integrim i tri shteteve dhe mundësi e mirë për zhvillim ekonomik.
Kjo rrugë sipas kryetarit të Deçanit Rasim Selmanaj, ka rëndësi të shumëfishtë, ngase sipas tij mundëson integrimin e tri shteteve fqinjë – Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Pajtimi për realizimin e këtij projekti u bë gjatë një takimi që udhëheqja e Komunës së Deçanit realizoi me atë të Plavës dhe Malit të Zi, me 15 prill të vitit 2015. /Telegrafi/