Site icon Telegrafi

Përurohet çerdhja e re për 200 fëmijë të lagjes Kodra e Trimave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se sot është hapur çerdhja e re “Milingonat” në Kodrën e Trimave për 200 fëmijë.

Ahmeti në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kjo është çerdhja e parë që kanë hapur këtë vit dhe se sipas tij shumë shpejt do t’i hapin edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetëushqyese, në mënyrë që siç tha ai t’ iu ofrojnë mundësi të barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

“Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen!
Sot po e hapim çerdhen e re “Milingonat” me bazë në komunitet për 200 fëmijë të lagjes Kodra e Trimave. Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë. Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.

Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre. Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve.

#Bashke krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/


Exit mobile version