Telegrafi

Përurohet asfaltimi i rrugës Kelmend, Boletin e Zhazhë

Rasim Veseli, drejtor për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës tha se projektin është përgatitur nga Komuna e Mitrovicës dhe i cili i ka kushtuar kësaj komune rreth 26 mijë euro për, përderisa për asfaltimin e saj MTPT-ja ka ndarë 1 milionë e 800 mijë euro".

Veseli sqaroi se rruga është e gjatë rreth 12 kilometra, meqë pos një trase që shkon në drejtim të Zhazhës, një degë tjetër shkon në drejtim të kompleksit të kullës së heroit Isë Boletini, pranë së cilës funksion shkolla fillore ku mësojnë nxënësit e këtyre fshatrave.

Ai tha sqaroi se punët i ka kryer kompania "UNICOM" nga Suhareka. Sipas tij, në këto fshatra shqiptare në veri të Kosovës, të cilat gravitojnë në kuadër të komunës së Zveçanit jetojnë rreth 50 familje. /Telegrafi/