Të mërkurën do të bëhet përurimi i punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes të Radoniqit.
Në Doblibarë të Gjakovës ku edhe do të bëhet përurimi për këtë, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.
Ceremonia për përurimin e punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini do të bëhet në ora 10:00.
Zbatimi i punimeve rehabilituese kryhen në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe përkrahet nga Banka Botërore.
Banka Botërore thotë se vlera e kësaj pjese të projektit është 6 milionë. /Telegrafi/