Site icon Telegrafi

Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU  “Hilmi Rakovica” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë përuruar dy fusha sportive për SHFMU  “Hilmi Rakovica”.

Në përurim morën pjesë, nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe drejtori për sport, Granit Rugova, të cilët u pritën nga drejtori i shkollës Skender Halimi, arsimtarët dhe nxënësit.

“Fëmijë e nxënës të lumtur, arsimtarë e prindër mirënjohës, ndërsa unë me kolegët nga Drejtoria për Sport dhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu shumë krenarë që kishim mundësinë të bëjmë diçka për ta”, u shpreh Rugova.

Ai premtoi se Komuna Prishtinës do të vazhdojë edhe më tej mbështetjen edhe për secilën lagje e fshat të kryeqytetit.

“Fëmijët e kësaj shkolle tashmë kanë ku t’i kryejnë aktivitet e tyre sportive”, tha Rugova.

Exit mobile version