Site icon Telegrafi

Përurohen AMF në Bajgorë dhe QMF në Bare të Mitrovicës

Pamje nga përurimi

Gjatë këtyre ditëve, Komuna e Mitrovicës ka organizuar ceremoninë e përurimit të Ambulantes së Mjekësisë Familjare (AMF) në Bajgorë dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Bare të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, të dyja këto objekte janë rinovuar dhe modernizuar plotësisht për të ofruar shërbime më cilësore dhe efikase për banorët e këtyre fshatrave, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, drejtori i QKMF-së ‘Dr. Nexhat Çuni’, z. Fevzi Sylejmani si dhe personelin shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij, Hamza ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishëm.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Bare të Mitrovicës

“Ai vuri në dukje transformimin e plotë të infrastrukturës shëndetësore, rritjen e furnizimit me barna esenciale, shtimin e stafit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version