Juan Mata konsiderohet si një prej yjeve të këndshëm të futbollit, ndërsa e ka përforcuar akoma më shumë këtë imazh duke befasuar një tifoz me aftësi të kufizuara jashtë Old Traffordit.
Një xhirim i publikuar në rrjetet sociale, e shfaq mesfushorin spanjoll duke kaluar barrierat e sigurisë dhe afrohet te tifozi i entuziazmuar, i cili ndodhet në karrocë.
Edhe pse autobusi i skuadrës është duke e pritur, ylli i Manchester Unitedit nuk ngutet. Fillimisht e përqafon djaloshin e quajtur Alex Nield dhe pastaj pozon për fotografi me të.
Ky akt përulësie ka bërë xhiron në rrjetet sociale, ndërsa Mata ia ka siguruar edhe një biletë për ta shikuar ndeshjen kundër Stoke Cityt (që përfundoi baras). /Telegrafi/