Telegrafi

Peruja dhe Kolumbia vendet më optimiste në botë për vitin 2018

Viti 2018 është ende i ri dhe në nivel botëror, shumica e njerëzve janë optimistë për vitin në vazhdim. Sipas një sondazhi online të kryer nga ‘Ipos’ në 28 vende, 76 për qind e njerëzve mendojnë se këtë vit do të jetë më mirë se vitin e kaluar, shkruan Telegrafi.

Nivelet e pozitivitetit luhaten në mënyrë të konsiderueshme dhe vendet me popullsi më të re dhe kanë tendencë të jenë më optimiste sesa vendet me popullsi më të vjetër. Duke marrë parasysh këtë, Amerika Latine është rajoni më optimist në botë, ndërsa për shkak të popullsisë së saj të vjetër, Evropa është më negative.

Peruja dhe Kolumbia janë vendet më optimiste në botë me 93 për qind të njerëzve që thonë se viti 2018 do të jetë më mirë se ai paraprak. Kina ishte gjithashtu jashtëzakonisht pozitive me 88 për qind të të anketuarve që presin përmirësime këtë vit. Ky është një nivel i njëjtë optimizmi në Indi, ku 87 për qind janë pozitivë në vitin 2018. Në Shtetet e Bashkuara, 80 për qind e njerëzve presin që viti 2018 të jetë një vit më i mirë se 2017-ta.

Në Evropë pozitiviteti mbet në nivelin e 67 përqindëshit. Sipas sondazhit, gjermanët janë 65 për qind optimist, pasuar nga britanikët dhe francezët me 55 për qind. Gjendja pesimiste e britanikëve është për shkak të BREXIT-it. Japonia është vendi i fundit me vetëm 44 për qind të njerëzve optimist për vitin 2018, kryesisht për shkak të popullsisë së plakur të vendit. /Telegrafi/