Dashuria e madhe për sportin e preferuar nuk e ka ndaluar një 85-vjeçar që ta praktikon lojën e futbollit edhe sot e në veçanti driblimet dhe zhonglimet që shumëkënd i kanë lënë gojëhapur.
Bëhet fjalë për pensionistin peruan Feliciano Martel, i cili në rrugët e lagjes së tij vazhdimisht i shfaq aftësitë e tij, duke bërë lëvizje interesante me top që vetëm profesionistët mund t’i bëjnë, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdimisht i argëton banorët e lagjes së tij me zhonglimet që i praktikon në rrugë, madje shumë ia kanë zili për faktin se i ka 85 vjet.
Martel, përveç se është shumë i talentuar në futboll, derisa zhonglon vallëzon nën tingujt e muzikës latine që i bën të gjithë të vallëzojnë derisa e shikojnë me ëndje.
“Dua t’i sfidojë kampionët e botës. E sfidojë Leo Messin, Cristiano Ronaldon dhe Nymarin dhe shumë talent tjerë”, ka deklaruar ky burrë i moshuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NoMYBOgdhOo